4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kështu u dëmtua Konsullata e Kosovës nga serbët

Rekomandime

Të mërkurën, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Kosovës në Kopenhagë, Danimarkë, dhe se është dëmtuar stema e shtetit të Kosovës.

Siç mëson Reporteri.net, sulmi është bërë nga disa tifozë serbë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka shkruar se këto vepra ka thënë se janë bërë nga banditë dhe huliganë serbë në Danimarkë.

- Advertisement -

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë. Ne e dënojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai ka thënë se Kosova po punon me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë teksa ka shtuar se sulmet e tilla tregojnë “vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk do të kuptojë se që 11 vjet në Ballkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës”.


“E dënojmë fuqishëm propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në fund.

- Advertisement -

Konsullata e Kosovës në Danimarkë, është e përbashkët me Konsullatën e Shqipërisë./Reporteri.net/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit