1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kështu u votua për Ushtrinë e Kosovës tri vjet më parë (VIDEO)

Rekomandime

Më 14 dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet që e ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një.

- Advertisement -

107 deputetët unanimisht i votuan tri Projektligjet për mandatin e ri të FSK-së, themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe atij për shërbimin në Ushtrinë e Kosovës.

Ndryshe, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, votimin dhe miratimin e ligjeve për ushtrinë e cilësuan si “një ditë historike dhe një nga vendimet më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s. Pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999, në marrëveshje me NATO-n, ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si forcë për emergjenca. Kjo Trupë më pas ishte shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit