1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Këta janë dy vëllezërit që u vranë sot në Podujevë

Rekomandime

Mëngjesi i së shtunës ishte fatal për dy vëllezërit nga fshati Repë i Podujevës, S.A dhe M.A.

- Advertisement -

Ata dyshohet se u vranë nga një 65 vjeçar, nga i njëjti fshat, i cili kishte ardhur disa ditë më parë nga Anglia.

Dyshimet e para janë që ngjarja tragjike ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje rreth shfrytëzimit të një toke, e cila besohet se nuk është në pronësi të asnjërës familje, por e një serbi, i cili që nga paslufta nuk jeton aty.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.Ata kanë bërë të ditur se njëri nga vëllezërit ka gjetur vdekjen në vend, në ndërkohë tjetri nuk kishte arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.Gazeta Blic ka siguruar pamjet e dy viktimave, vëllëzërit Abazi nga fshati Repë, Komuna e Podujevës.

- Advertisement -

Në ndërkohë, Policia ende është në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e tyre, 65 vjeçarit nga i njëjti fshat.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit