1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këta janë emrat që pritet të jenë ministra në Qeverinë Kurti 2

Rekomandime

Tashmë kur procesi zgjedhor po shkon drejt fundit, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, ka filluar të diskutojë për kompletimin e kabinetit të tij qeveritar. Informatat që po qarkullojnë, veçanërisht brenda stafit diplomatik, thonë se Vjosa Osmani ka gatishmëri që deputet e iniciatëvës “Guxo” të mos përfshihen fare në Qeveri, por në vend të kësaj ka kërkuar ta krijojë grupin e vet parlamentar dhe të punohet që të mos dështojë zgjedhja e saj si presidente e vendit.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, si fitues të zgjedhjeve, mësohet se po mendojnë që Qeveria e re të ketë vetëm 12 ministri, ndonëse njohësit e funksionimit të administratës thonë se është shumë i vështirë fuzionimi i dikastereve qeveritare për ta reduktuar numrin e ministrive.

Demokracia.com ka arritur të mësojë disa nga emrat potencialë për ministra, që Kurti po i shqyrton për disa dikastere.

Për Kryetare të Kuvendit mësohet se është duke u lakuar emri i Arbërie Nagvacit.

- Advertisement -

Për Ministër të Financave, të cilës pritet t’i bashkohet edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si kuadro e përshtatshme po shihet sërish Besnik Bislimi, i cili thuhet se ka pretendime që të bëhet edhe zëvendëskryeministër.

Në Ministrinë e Drejtësisë pritet të rikthehet Albulena Haxhiu.

- Advertisement -

Dy ministri tjera të rëndësishme, ajo e Bujqësisë dhe e Infrastrukturës (kësaj pritet t’i bashkohet edhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor) po mendohen t’u besohen Hekuran Murati dhe Liburn Aliu, mëson Demokracia.com.

Dikasteri tjetër qeveritar, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pritet t’i besohet për ta udhëhequr Hajrullah Çekut.

Kurse, Ministër i Mbrojtjes pritet të bëhet Florian Çehaja.

Udhëheqja e Ministrisë së Shëndetësisë pritet t’i besohet sërish Arben Vitisë, ndonëse brenda Lëvizjes Vetëvendosje ekziston edhe mendimi se Vitia duhet të lihet jashtë Qeverisë, meqë pritet të jetë kandidat për Kryetar të Prishtinës, dhe të reduktohen mundësitë e sulmeve politike ndaj tij.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike pritet të rikthehet përsëri Xhelal Sveçla, por këtë radhë jo më si zëvendësministër, por si ministër.

Për Ministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit po shqyrtohen emrat e Armend Mujës, Jusuf Thaçi, por edhe Arbërie Nagavcit, nëse kjo e fundit nuk bëhet kryeparlamentare.

Ndërsa, Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit, e cila pritet ta përfshijë edhe MTI-në, mendohet të udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.

Ministria për Kthim dhe Komunitete do t’i jepet komunitetit serb, pasi është obligim kushtetues që të kenë një ministri. Ndërsa, Ministria e Pushtetit Lokal do t’i mbetet Emilia Rexhepit.

Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës fillimisht është menduar t’i jepet Donika Gërvalla-Schwarz, që të ruhet si “opsion rezervë” për Vjosa Osmanin nëse dështon zgjedhja e saj si presidente. Opsion tjetër është që në ministri të kthehet sërish Glauk Konjufca, nëse ai nuk pozicionohet diku tjetër.

Në zyrën e zëvendëskryeministrit pritet të kthehet sërish Haki Abazi, ndonëse ai ose Armend Muja po shihen si të përshtatshëm edhe për Shef të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në bashkëbiseda më diplomatë të huaj mësohet se Kurtit i është rekomanduar që t’i bëjë 15 ministri. Nëse ai vendosë të ketë numër më të madh të ministrive se sa 12, atëherë përfituese më të mëdhenj do të jenë komunitetet jo-shumicë, pasi Kushtetuta e Kosovës obligon që atyre t’u jepet edhe nga një ministri nëse ka më shumë se 12 ministri në Qeveri./Demokracia.com/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit