0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Këta janë ish-deputetët e LDK-së që mbetën jashtë Kuvendit

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës sipas rezultateve të deritanishme, pritet t’i ketë 30 deputetë.

Lista që ka siguruar Reporteri.net tregon se nga rezultatet aktuale jo zyrtare, 20 deputetë do të jetë meshkuj, kurse 10 deputete femra.

- Advertisement -

Në mesin e 20 deputetëve meshkuj, janë 8 ish-deputetë të LDK-së të legjislaturë së fundit që nuk kanë arritur t’i marrin votat për t’u bërë deputet.

Deputeti Fidan Rekaliu sipas listës që ka siguruar Reporteri.net ka mbledhur 7.726 vota dhe është i pari në pritje për të fituar sërish mandatin. Dhe gjasat i ka tejet të mëdha duke ditur se Vjosa Osmani nuk pritet të mbajë postin e deputetes, pasi pritet të marrë drejtimin e një dikasteri qeveritar (gjasat janë Ministrinë e Jashtme) ose të bëhet kryekuvendare.

Mandatin e deputetit nuk ka arritur ta fitojë sërish Ismet Beqiri i cili ka marrë 7.097 vota
As Imet Rrahmani nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së VII-të, pasi ai ka marrë 6.731 vota
Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe ish-deputeti Naser Rugova 6.252, ish-deputetja nga Klina Mirjeta Kalludra që ka marrë 5.668.

- Advertisement -

Pjesë e legjislaturës së re nuk do të jenë as ish-deputetët Teuta Rugova, Lutfi Zharku e Ramiz Kelmendi tëcilën nuk kanë qenë pjesë e garës zgjedhore. /Reporteri.net/.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit