1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Këta janë tre zyrtarët e lartë të LDK-së të prekur nga koronavirusi

Rekomandime

Dera e selisë së LDKS’së po qëndron e mbyllur. Gjatë tërë ditës së martë, nuk u pa asnjë lëvizje e anëtareve të kësaj partie.Deri në ditën e martë, u infektuan tre anëtar të këtij subjekti politik.

- Advertisement -

I fundit që doli pozitiv me virusin korona është ish ministri i infrastrukturës Lumir Abdixhiku.

Ai së bashku me gruan e tij kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërsa, edhe Arben Gashi është një nga anëtarët tjerë të LDK-së që rezultoi pozitiv me Covid-19.Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, këtë e konfirmoi në rrjetin e tij social në facebook.

- Advertisement -

Me virusin korona është infektuar edhe Haxhi Avdyli.Avdyli për T7, tregon përvojën e tij me këtë virus.E nga LDK-ja, njoftojnë që si parti nuk kanë organizuar ndonjë testim për anëtarët e saj.Tutje ata tregojnë edhe gjendjen e të parit të Partisë, Isa Mustafa.Të dielën ishte mbledhja e fundit e LDK-së, ku u diskutua për aktakuzën e dorëzuar nga Prokuroria Speciale e Hagës ndaj Hashim Thaçi dhe ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si dhe për gjendjen me pandeminë Covid-19 në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit