1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Këto janë 6 llojet e koronavirusit, 3 të fundit ju bëjnë për spital

Rekomandime

Shkencëtarët britanikë analizuan të dhënat nga një aplikacion për monitorimin e koronavirusit dhe identifikuan gjashtë lloje të sëmundjes sipas ashpërsisë së simptomave.

- Advertisement -

Gjetjet nga Kolegji mbretëror në Londër mund të ndihmojnë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë janë në rrezik më të madh dhe të cilët ka të ngjarë të kenë nevojë për kujdes spitalor në valët e ardhshme të epidemisë.

“Nëse është e mundur të parashikohet se nga cili lloj i pacientëve me Covid-19 vuajnë në ditën e pestë, mjekët mund të ndërhyjnë më herët dhe të monitorojnë nivelet e oksigjenit dhe sheqerit në gjak dhe të sigurojnë hidratimin e duhur,” tha mjeku Claire Steves.

Përveç kollës, etheve dhe humbjes së ndjenjës së shijes, shpesh të theksuara si simptoma kryesore të Covid-19, aplikacioni tregoi edhe për simptoma tjera si dhimbje koke, muskujve, lodhje, diarre, humbje oreksi dhe gulçim.

- Advertisement -

Gjithashtu, disa zhvilluan simptoma të buta të ngjashme me gripin, ndërsa të tjerët kishin simptoma të rënda ose vdiqën.

Studimi përshkruan gjashtë lloje të sëmundjes:

- Advertisement -

1. Simptomat “të ngjashme me gripin” por pa ethe: dhimbje koke, humbje shije, dhimbje muskulore dhe gjoksi, kollë, dhimbje të fytit.

2. Simptomat e “gripit” me ethe: dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, dhimbje të fytit, ngjirje të zërit, humbje e oreksit.

3. Simptomat gastrointestinale: dhimbje koke, humbje e shijes dhe oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, mungesë e kollës.

4. Simptomat e rënda të nivelit 1: dhimbje koke, humbje të shijes, kollë, ethe, ngjirje të zërit, dhimbje gjoksi, rraskapitje.

5. Simptoma të rënda të nivelit 2: dhimbje koke, humbje të shijes dhe oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje të fytit, dhimbje të muskujve dhe gjoksit, rraskapitje, konfuzion.

6. Simptomat e rënda të nivelit 3, abdominale dhe frymëmarrje: dhimbje koke, humbje të shijes dhe oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje të fytit, dhimbje të muskujve dhe gjoksit, rraskapitje, konfuzion, gulçim, diarre dhe dhimbje barku.

Pacientët me simptoma të rënda nga tri llojet e fundit ka të ngjarë se duhet të shkojnë në spital dhe të vihen në respiratorë, thonë shkencëtarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit