1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këto janë çmimet e armëve në tregu e Kosovës

Rekomandime

Pandemia COVID19 ka bërë që shumë biznese të Kosovës të kenë vështirësi funksionimi e disa prej tyre edhe janë mbyllur totalisht.

- Advertisement -

Një gjë e tillë ka ndikuar edhe tek biznesi për shitjen dhe trajnimin e armëve.

Nga kompania “ Reload Arms” në Prishtinë, kanë thënë për IndeksOnline, se interesimi i kosovarëve për blerjen e armëve ka rënë drastikisht, ani pse çmimet nuk janë ngritur fare.

Artan Zaimi – Drejtor per Projekte dhe Tregun Civil/Ushtarak dhe Policor në këtë kompani bëri të ditur se momentalisht armët e shkurta zjarri shiten me çmime duke filluar nga 600 euro dhe në 5.000+.

- Advertisement -

“Kompania Reload, në tregun civil dhe gjatë periudhës së pandemisë, nuk ka aplikuar ngritje të çmimeve dhe tenton që klientëve tanë t’u ofroj të njëjtat çmime dhe lehtësime të cilat i kemi aplikuar në periudhat para pandemisë.

Sidoqoftë, në tregun global, natyrisht se çmimet kanë pësuar ngritje të konsiderueshme! Për shkak të shumë faktorëve siç janë: Transporti i tyre, vonesat në lëshim dhe marrjen e lejeve për eksport dhe import të armëve, municionit dhe pajisjeve, si dhe pengesat tjera të cilat janë shfaqur në këtë kohë pandemie.

- Advertisement -

Çmimet e armëve variojnë në masë të madhe nga prodhuese, modelet, kualiteti dhe destinimi i tyre i përgjithshëm! Armët e shkurta zjarri shiten me çmime duke filluar nga 600 euro dhe në 5.000+”, tha ai për IndeksOnline.

Për këtë, Zaimi thotë se kanë ndikuar vështirësitë ekonomiko-financiare dhe vështirësitë e tjera që kanë të bëjnë me pajisjen e dokumenteve dhe lejeve nga qytetarët për blerje të armëve dhe pajisjeve qoftë nga MPB-ja apo institucionet tjera.

“Ka edhe faktorë tjerë të cilët drejtpërdrejtë ndikojnë negativisht në bizneset e kësaj natyre, kufizimet në lëvizje, vështirësitë në pajisjen me dokumentacione adekuate për blerjen e armëve, restrikcionet dhe kufizimet në kryerjen e aktiviteteve nëpër poligone të qitjes me armë e shumë faktorë tjerë!”, shtoi ai.

Zaimi tregon se kosovarët preferojnë të blejnë më shumë armë gjahu dhe sportive.

“Kompania RELOAD përfaqëson brendet dhe prodhimet më të mira që gjinden në tregun botëror, andaj asortimenti i produkteve, armëve dhe modeleve të tyre është gjithmonë i madh! Preferencat janë nga më të ndryshme, Armë Gjahu, Armë Sportive / Rekreative, qoftë të shkurtra apo të gjata”, tha ai.

Ndryshe, për 9 muaj sa ka zgjatur periudha e legalizimit të armëve, këtë vit janë paraqitur vetëm 2000 kërkesa për regjistrim, kryesisht nga qytetet Prishtinë e Prizren.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit