1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Këto janë gjërat që Elon Musk dëshiron të ndryshojë në Twitter

Rekomandime

Kompania Twitter ka bërë të ditur të hënën se ka pranuar ofertën e Elon Musk.

Kështu, sipas mediave të huaja, Musk do të paguajë 54.20 dollarë për aksion për Twitter, që përputhet me ofertën e tij origjinale, në total 44 miliardë dollarë.

- Advertisement -

Marrëveshja – që pritet të mbyllet gjatë vitit 2022 – erdhi me gjithë faktin se Bordi i Twitter fillimisht i rezistoi përpjekjes së Musk për të blerë kompaninë.

Marrëveshja nuk pritet të përballet me një shqyrtim serioz nga autoritetet amerikane të konkurrencës sepse interesat kryesore të biznesit të Musk – një kompani e makinave elektrike, biznesi i raketave SpaceX dhe firma Boring Company – nuk konkurrojnë me Twitter.

Një gjë e tillë e vendos shefin ekzekutiv të Tesla-s në krye të një kompanie me 217 milionë përdorues dhe një rol me ndikim në formësimin e agjendës politike dhe mediatike në të dy anët e Atlantikut.

- Advertisement -

Në këtë kontekst, edhe pse nuk ka pranuar të bëjë një koment të drejtpërdrejtë, Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Joe Biden ka qenë prej kohësh i shqetësuar për fuqinë e platformave të mediave sociale.

“Shqetësimet tona nuk janë të reja”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, duke shtuar se platformat duhet të mbahen përgjegjëse për përmbajtjen e tyre, përcjell Telegrafi.

- Advertisement -

“Presidenti ka folur gjatë për shqetësimet e tij në lidhje me fuqinë e platformave të mediave sociale, duke përfshirë Twitter dhe të tjera, për të përhapur dezinformata”, ka thënë ajo, duke shtuar se megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk do të komentonte një transaksion individual.

Sidoqoftë, ky vlerësohet një zhvillim dramatik sidomos për miliarderin teksa ai kërkon të zhbllokojë “potencialin e jashtëzakonshëm” të rrjetit social.

Por çfarë mund të nënkuptojë kjo?

Para se të njoftonte se kishte bërë një ofertë për Twitter, Musk kishte folur për gjërat që do të dëshironte të ndryshonte në lidhje me platformën e mediave sociale, nga shtimi i një butoni redaktimi deri te kufizimi i moderimit të përmbajtjes.

Në këtë drejtim, Musk kishte vënë në dukje mungesën e një butoni redaktimi në platformën e mediave sociale në një postim në Twitter të vitit 2019: “Ku është funksioni i redaktimit kur të nevojitet vërtet!”, kishte shkruar ai.

Më pas në prill të vitit 2022, Musk anketoi ndjekësit e tij nëse do të dëshironin një buton modifikimi. Rreth 74% e më shumë se 4.4 milionë të anketuarve votuan me “po”.

Vlen të përmendet se Twitter konfirmoi pas sondazhit se po punon në një buton redaktimi, duke shtuar, “Jo, ne nuk e morëm idenë nga një sondazh”.

Musk ka sugjeruar gjithashtu lejimin e postimeve të gjata në Twitter.

Twitter ka një kufi prej 280 karakteresh. Kompania e shtoi këtë numër nga 140 karaktere sa kishte deri në vitin 2017.

Musk ka thënë se është i shqetësuar për paragjykimet që janë të qenësishme për algoritmin e Twitter – të cilin ai tha se do ta zgjidhte me një “algoritëm me burim të hapur”.

Në fund të marsit 2022, ai shkroi në Twitter: “Jam i shqetësuar për paragjykimet de facto në ‘algoritmin e Twitter’ që ka një efekt të madh në diskursin publik. Si e dimë se çfarë po ndodh në të vërtetë?”.

Për këtë, Musk anketoi ndjekësit e tij nëse ata do të mbështesnin një algoritëm të tillë. Rreth 83% e më shumë se 1.1 milion të anketuarve ishin “për”.

Musk ka përshkruar edhe vizionin e tij të fjalës së lirë për Twitter.

Ai tha në konferencën TED2022 se mendon se Twitter nuk duhet të rregullojë përmbajtjen përtej asaj që kërkohet nga ligjet e vendeve ku operon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit