2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Këto janë masat që pritet të merren në mbledhjen e sotme

Rekomandime

Qeveria e Kosovës pritet që të miratojë masat e reja në mbledhjen e sotme që pritet të mbahet me fillim nga ora 16:00. Këto masa vijnë pas rritjes së rasteve ditëve të fundit.

Media merr vesh nga burime se nga 20 gushti, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave, dasmave dhe ahengjeve të tjera nuk do të lejohet pa certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze.

- Advertisement -

Nëse s’janë të vaksinuar, ata duhet të posedojnë test RT-PCR negativ për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë.

Ose duhet të kenë dëshmi se e kanë kaluar COVID-19.

Këto masa janë pjesë e draftit i cili pritet të shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e sotme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit