Zyra e kryeministrit Kurti ka treguar se sa paguhet kreu i Ekzekutivit me këshilltarët e tij.
Sipas këtyre të dhënave Kurti i merr për çdo muaj nga 1 mijë e 500 euro.
Luan Dalipi, shefi i Stafit dhe këshilltari i Lartë Politik, i merr 1 mijë e 321 euro.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu merr 600 euro. Po këtë pagë e marrin edhe nëntë këshilltarët e tij, përveç Erzen Vraniqit, i cili nuk merr pagë.