1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këto janë temat që po diskutohen në Samitin në Vjenë ku janë Kurti dhe Bërnabiq

Rekomandime

Tashmë ka filluar në Vjenë Samiti i Ballkanit Perëndimor, ku kancelari federal, Sebastian Kurz, ka pritur krerët e qeverive të këtij rajoni.

Mediat austriake kanë publikuar fotografi nga ky Samit dhe nga pritja që Kurz u ka bërë liderëve të Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Raportohet se temat kryesore që po diskutohen në këtë Samit janë lufta e përbashkët kundër migracionit të paligjshëm, perspektiva e BE-së për të gjitha vendet e këtij rajoni, lufta kundër pandemisë CoViD-19 dhe mbështetja ekonomike që do t’ju ofrohet këtyre vendeve, pas krizës.

Përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në këtë Samit po marrin pjesë edhe përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, ai i Bosnje Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe Belinda Balluku nga Qeveria e Shqipërisë.

Kurz, përmes ‘Twitter’ ka bërë të ditur se gjatë Samitit ka falenderuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Greqinë për mbrojtjen e kufijve, gjë të cilën po e mbështet edhe Austria me zyrtarë policorë.

- Advertisement -

“Në Samitin e Ballkanit Perëndimor, e riafirmojmë luftën e përbashkët kundër migracionit ilegal. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos para verës”, shkroi ai tutje.

Sipas të dhënave të Kancelarisë Federale në Vjenë, rreth 80 mijë migrantë të paligjshëm janë aktualisht në Greqi dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Në një artikull të publikuar nga mediat austriake, përmendet një deklaratë e ministrit të brendshëm austriak, Karl Nehammer, i cili tha “ne kemi hartuar një plan gjithëpërfshirës të riatdhesimit dhe po ndihmojmë shtetet e Ballkanit për të organizuar riatdhesimet, sepse një pjesë e madhe e njerëzve që po qëndrojnë aktualisht atje nuk kanë të drejtë azili në Evropë”, tha Nehammer para Samitit.

Përveç migracionit të paligjshëm, kancelari austriak, Sebastian Kurz, foli edhe për tema të tjera të rëndësishme, që i shqetësojnë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne do t’i mbështesim totalisht këto vende në rrugën e tyre për në BE dhe në luftën kundër pandemisë. Vitin e kaluar, për fat të keq, BE i pati kushtuar pak vëmendje afrimit të këtij rajoni kaq të rëndësishëm”, deklaroi ai.

Sa i përket luftës kundër CoViD-19, Kurz përmendi koordinimin që Austria po i bën 651 mijë dozave të vaksinës BioNTech/Pfizer, të cilat ndahen nga BE për Ballkanin Perëndimor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit