1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Këto janë votat e kandidatëve të LVV-së për deputetë në Shqipëri

Rekomandime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë përditësimin e fundit me rezultatin e numërimit të votave, ku Partia Socialiste vazhdon të thellojë avantazhin përpara Partisë Demokratike.

- Advertisement -

Kur janë numëruar 40 për qind e rezultateve, PS ka marr 49.42 për qind e ndjekur nga PD me 38.8 për qind.

Në zgjedhjet e së dielës kanë qenë edhe tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosjes, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.

Nga numërimi preliminar i 2,104 vend votimeve nga 5,199 sa janë në total, këta kandidatë kanë marr 924 vota.

- Advertisement -

Boiken Abazi që ka kandiduar në Tiranë ka marr 714 vota, ndjekur nga Iljaz Shehu i cili ka kandiduar për Qarkun e Lezhës ka marr 157 vota, ndërsa Kreshnik Merxhani nga Qarku i Gjirokastrës ka marr 53 vota.

Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit