1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

KFOR-i së bashku me Policinë e Kosovës patrullojnë në Karaçevë

Rekomandime

Trupat e KFOR-it të udhëhequr nga NATO kreu një patrullim të përbashkët me Policinë e Kosovës në Komunën e Kamenicës.

- Advertisement -

Ky patrullim u krye në këmbë për të mundësuar angazhim me qytetarët vendas, në kuadër të një pranie të përbashkët të shtuar në zonën për të cilën u ra dakord në dy ditët e kaluara në mes të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Më shumë patrullime të përbashkëta janë planifikuar të kryhen në ditët në vijim, si rezultat i një mekanizmi të forcuar të koordinimit javor të vendosur për të rritur praninë e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në zonë, në afërsi të Vijës Kufitare Administrative.

Sipas njoftimit, KFOR-i mbetet i përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë të paanshme për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore dhe organizatat e sigurisë dhe Komunitetin Ndërkombëtar, sipas mandatit të tij nën Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara te Këshillit të Sugrimit të vitit 1999.

- Advertisement -

KFOR-i dhe Policia e Kosovës kryejnë patrullim të përbashkët në Komunën e KamenicësPrishtinë 14 gusht 2020 – Sot,…

Gepostet von Kosovo Police am Freitag, 14. August 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit