1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kievi refuzon propozimin e Kremlinit

Rekomandime

Kievi refuzon propozimin e Kremlinit
Kievi ka refuzuar propozimet që janë bërë nga Kremlini rreth modelit të neutralitetet të Austrisë dhe Suedisë që të merren si shembuj për Ukrainën, ka thënë një deklaratë e lëshuar nga presidenca e Ukrainës, shkruan anews.

- Advertisement -

Kievi gjithashtu tha ‘garantimet e sigurisë’ duhen të jenë në fokus të bisedimeve për armëpushim me Rusinë.

Kurse zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sot gjatë ditës kishte thënë se bërja e Ukrainës një vend neutral njejt sikur statusi i Austrisë dhe Suedisë po diskutohet në bisedimet me Kievin dhe se kjo do të ishte ‘kompromis’.

“Ky është nje opsion që po diskutohet dhe që mund të konsiderohet si një kompromis’ u tha gazetarëve Peskov.

- Advertisement -

Kryenegociatori rus në bisedimet me Ukrainën, Vladimir Medinsky, tha se modelet e Austrisë dhe Suedise do të nënkuptonin që Ukraina do të ishte në gjendje ta mbante ushtrinë e saj, por asaj nuk do t’i lejohej pritja e trupave të huaj në territorin e vet, shkruan The Guardian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit