Autori i programit ‘It’s my love’, Kreshnik Husaj, i njohur për publikun si Kika, disa herë e ka provuar vetën edhe në politikë.
Ai madje ka qenë pjesë e Partisë Socialdemokrate në Pejë, ndërsa ka kandiduar edhe për postin e kryeministrit me Partinë Demokratike të Unitetit.
I ftuar në emisionin “SHOW TIME”, Kika ka treguar se do t’ia mësyejë garës për të parin e Komunës së Pejës.
Emisioni ‘SHOW TIME’ është prodhim i Gazetës Online “Reporteri.net” dhe transmetohet çdo të shtunë në orën 19:30 në RTV Dukagjini.