Kim Jong Un del në skenë pas lajmeve se e motra ka marrë pushtetin. Ai rishfaqet me një paralajmërim për autoritetet koreano-veriore, për t’u përgatitur për rreziqet që i kanosen vendit nga pandemia e Covid-19 dhe një tajfuni në pritje.
Teksa ditët e fundit u shtuan zërat për një përkeqësim të shëndetit të tij, pasi mediat në fqinjin jugor raportuan si Kim ishte në gjendje kome dhe se një pjesë e pushtetit i kishte kaluar tashmë së motrës Kim Yo Yong, diktatori rishfaqet, në një mbledhje të partisë së tij.
Koreja e Veriut nuk ka raportuar deri më sot asnjë rast pozitiv me koronavirus, ndërsa tajfuni Bavi pritet të godasë vendin gjatë kësaj jave. Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Kim i cili shfaqet edhe me një cigare puro në dorë, tha se shteti po përpiqet ta frenojë përhapjen e virusit të keq në vend por pa dhënë detaje të tjera.
Spekulimet për shëndetin e Kim Jong Un nuk janë të pazakonte por deri më sot kanë rezultuar të pavërteta dhe pas mungesa të gjata disa javore, ai shfaqet sërish, së paku në videot e publikuara nga televizioni shtetëror KCNA.