3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kimete Berisha e urdhëron Albin Kurtin ta fshijë statusin për Nora Gjakoven

Rekomandime

Analistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj një statusi të bërë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ku thotë se “Në këtë ditë hidhërimi ndërsa vajtojmë për humbjen e jetëve nga aksidenti tragjik në Kroaci, zemrat tona janë lehtësuar nga suksesi i kampiones sonë…’, përcjell Kosova ime.

Berisha është shprehur se kurr nuk ka dëgjuar se hidhërimi për humbjen e jetëve zbutet me lojë.

- Advertisement -

“E shihni çfarë mendon ky për zinë dhe se sa lehtë pajtohet ky me vdekjen e huaj. Zemra nuk lehtësohet së paku pa hy dhimbja në dhé!”

“Por, e dhimbshme është se ‘dhimbja shtetërore’ aktrohet, se dhimbja e huaj mbetet dhimbja e huaj!”

“Kur të dhemb zemra përnjëmend-nuk bën gabime. Të nevojitet kohë të pajtohesh me vdekjen e njerëzve t’u. Vuajtja dhe zija janë proces i gjatë, i dhimbshëm dhe ngushëllimi vjen i fundit. Sikur të shkonte dikush t’ua lehtësonte zemrat familjarëve të viktimave, duke u treguar se ka fituar medale një shqiptare në Japoni!”, ka shkruar Berisha.
Ajo ka kërkuar që ky status të fshihet nga kryeministri Kurti sepse sipas saj përveç që është absurd është edhe johuman dhe naiv.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit