6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kimete Berisha i reagon Kurtit: Publikoi foton e Ukshin Hotit me uniformë të Jugosllavisë

Rekomandime

Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar pasi Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar Ukshin Hotin në 22-vjetorin e zhdukjes.

Berisha ka shkruar në Facebook se Kurti ka shpërndarë një foto të Hotit ku shihet me uniformë të ushtrisë jugosllave.

- Advertisement -

Të do dhe të urren! Të përkujtosh Ukshin Hotin si patriot shqiptar të veshur me uniformë të ushtrisë jugosllave është njësoj sikur ta përkujtosh Nënën Terezë me bikini. Kur dikush të respekton shumë, duke e zbuluar si me pahiri anën ‘e errët të Hanës’ tënde, tregon shumë për të, më shumë sesa për Ty. Vetëm një rival i joti ta gjen foton ku dukesh keq ose ku je veshur keq për të ta shprehur dashurinë dhe admirimin që ka për ty! Është hile! Dhe xhelozi mes ‘heronjëve’ kjo! Thjesht, personi që e gjen foton tënde më të shëmtuar dhe e poston me Legjendën më të bukur për Ty, është kundërthënës, sepse personi i tillë përçon mesazhin se ‘S’ka hero pa behane’, përveç ‘meje’!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

“Patrioti më i madh shqiptar i veshur me uniformë të ushtrisë jugosllave, thuajse ka Iuftuar për Jugosllavinë…Çfarë porosie është kjo?! S’është fer! Pasha Zotin s’është fer! P.S. Shqyeni kujtimet, shqyeni fotografitë! Mos u fotografoni me njerëz që nuk i njihni! Unë si gazetare e kam një foto me uniformë dhe me kaIIash të UÇK-së, por ushtare nuk kam qenë! Që do të thotë, fotografia nuk flet sa njëmijë fjalë!”, ka shkruar tutje Berisha.

Ndryshe, Kryeministri Kurti sot në 22-vjetorin e zhdukjes së profesor Ukshin Hotit, ka publikuar në Facebook një fotografi të Hotit, të cilën thotë se ia ka dërguar profesori i historisë, Durim Abdullahu.

- Advertisement -

“22 vjet më vonë, fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur. Të mungosh do të thotë të jesh. Diku tjetër, larg prej njerëzve që të duan. Ukshin Hoti është, edhe në veprën që ka lënë. “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, “Bisedë përmes hekurash” dhe “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” – tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj. Është më i madh se jeta. * Këtë foto që nuk e kisha parë ndonjëherë më përpara, ma solli profesori i historisë Durim Abdullahu”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit