4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kimete Berisha mallkon Edi Ramën: Vuçiqi t’shtiftë n’dhe

Rekomandime

Vizita e Aleksander Vuçiqit në Tiranë e Durrës dhe trajtimi që Edi Rama ia ka bërë përgjatë qëndrimit dy ditor në Shqipëri ka nxitur reagime të ashpëra në Kosovë. Kjo për shkak se vetëm para pak ditësh, ish-ministri i Propagandës së Sllobodan Millosheviqit kishte mohuar Masakrën e Reçakut.

- Advertisement -

Ka reaguar këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, duke i uruar Edi Ramës vajtje në ferr, raporton Gazeta Express.

Pa reaguar nuk ka qëndruar as publicistja, Kimete Berisha, e cila e ka quajtur si të shpifur afrinë dhe përformancën e sotme Rama-Vuçiq në Tiranë e Durrës.

Në një shkrim të gjatë të publikuar në profilin e saj, Berisha ka kujtuar mohimin që Vuçiq ua ka bërë krimeve të shtetit serb në Kosovë.

- Advertisement -

“Vuçiqi që e ka mohuar masakrën e Reçakut, i ka mohuar fëmijët e vrarë shqiptarë; ka shkel në gjak deri në gju; nuk ka kërku falje për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, sepse ka marrë pjesë edhe vetë në ato krime, e mohon lirinë dhe ekzistencën tonë, por ama ndjen dhimbje për Edi Ramën”, ka shkruar Kimete Berisha në profilin e saj.

Në fund ajo ka mallkuar Ramën duke i thënë “Vuçiqi t’shtiftë n’dhe”.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë:

Pash Zotin këqyrne Vuçiqin në Durrës qysh i këqyr ‘me dhimbje’ ndërtesat me kry përpjetë.

Edi Rama kujton se serbi ndjen dhimbje, kur i shikon me kry n’hava ndërtesat e dëmtume prej tërmeti, po Vuçiqi e ka dertin e vet, këqyr mos po e heton naj snajperist se shumë ndërtesa, edhe rojet e tij i kanë thënë për çdo rast ‘këqyr’ edhe ti ‘oko sokolovo’.

Zaevi po sillet normal me kry në hi.

Vuçiqi që e ka mohuar masakrën e Reçakut, i ka mohuar fëmijët e vrarë shqiptarë; ka shkel në gjak deri në gju; nuk ka kërku falje për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, sepse ka marrë pjesë edhe vetë në ato krime, e mohon lirinë dhe ekzistencën tonë, por ama ndjen dhimbje për Edi Ramën.

Pse veç Edi Ramën e bën kabull për njeri.

Raport pervers i këtyre të dyve.

(Fshehne pak se marre, po të shohin nanat e Izbicës).

Nuk ka shans me zbulu ku e shohin serbët dallimin midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe neve të Kosovës.

Pse ata u duken ‘të pranueshëm’ e ne ‘të paparanueshëm’.

Neve na nënçmojnë shqiptarët e sigurisht u thonë serbëve gjithçka keq për ne, para tyre distancohen prej nesh.

Zoti e dittë.

Mos i ndihmoni më qeverisë së Edi Ramës. Asnjë centë.

Le ti jep pare Vuçiqi.

As mos ndjeni dhimbje për ta.

Vuçiqi le të mërzitet për ta.

Nuk e meritojnë dashurinë tonë, vuajtjen tonë, budallë kemi qenë që jemi kalbur burgjeve e kemi vdekë për këto fundrrina.

Hashim Thaçi s’ka të drejtë ta gjykoj Edi Ramën për afërsinë me Vuçiqin, por ne kemi të drejtë.

Hashimin nuk merret më me politikë, veç do miliona (pa tender) po mundohet m’i ‘vjedh’ e me ja dhënë njërit për ndërtesën e ish Komitetit (për presidencë).

Koha e tij ka mbaruar.

Por e jona ende Jo.

Prandaj, takohu me Vuçiqin zyrtarisht e mos krijo skena melodramatike mbi rrënojat e tërmetit me të. Gjithë kjo afërsi mes jush po na bën me vjell.

Kishe shumë po duheni.

Ktheja mbrapshtë ‘dashninë’ Vuçiqit, sa s’kemi nis me të urrejtë si çeta e ‘viktimave të luftës’ e mos me të lënë me shti hundën në Kosovë sa të jesh gjallë.

P.S. Jam me tre veta, të tretë e kanë përjetuar dhunën dhe tmerrin e Vuçiqit.

Ata po t’i çojnë të fala

tri nëmë e mallkime:

1. Ishalla digjesh në ferr;

2. Ishalla sonte i sheh ëndërr viktimat e masakrës së Reçakut, të vijnë te dritarja e ta pështyjnë oborrin;

3. Vuçiqi t’shtiftë n’dhe (kjo është nëma ime (e preferuar), që e nxjerr nga zemra veç kur ndjehem e neveritur si sot, ama vlen veç për vdekje natyrore nga pleqëria e thellë).

Hajt tash qite një thënie të huajën ‘të shenjtë’ për m’i ‘mbulu’ me të mëkatet t’ua.

Ne e kemi pas Halilin me thënie e citime, tash Edi Rama e la pa punë edhe atë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit