1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kirurgu plastik ua nxjerr “të palarat” politikanëve shqiptarë: Vijnë me të dashurat fshehuraz

Rekomandime

Kirurgu i njohur plastik, Panajot Papa ka thënë se shumë politikanë shqiptar kanë bërë botoks, por nuk duan t’u dalë emri.

- Advertisement -

Ai u bë pjesë e diskutimit për trendin e ri të ndërhyrjeve estetike të burrave, që në vendin tonë shihen me shumë paragjykim dhe bëhen fshehurazi.

Papa pranoi se i kanë shkuar shumë politikanë të njohur për të kryer botoks apo trajtime të tjera estetike dhe nuk shkojnë të pashoqëruar.

“Politikanët në Shqipëri bëjnë botoks dhe kërkojnë të mos u dalë emri. Në fakt sjellin dhe të dashurat e tyre dhe dëshirojnë të mos u dalë si informacion. Më ka ndodh të më vijë një politikan kur isha në Angli, nuk ishte me bashkëshorten, por me një vajzë tjetër. M’u lut që të ruaja privatësinë”, tregoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit