1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kisha Ortodokse Serbe: Kurti e Konjufca po thonë të pavërteta për çështjen e pronës

Rekomandime

Kisha Ortodokse Serbe, ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga kryeministri Albin Kurti e kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, rreth çështjes gjyqësore të Manastirit të Deçanit.

Në reagimin e kishës thuhet se deklarimet e Kurtit e Konjufcës janë të pavërteta për pronën e këtij manastiri, dhe se këto deklarata e minojnë vendimin e gjykatave, teksa këtë e quajnë të paprecedentë në rajon.

- Advertisement -

“Thelbi i vetëm i deklaratave të të gjithë këtyre zyrtarëve është se në fakt asnjë ligj apo vendim gjyqësor nuk zbatohet për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë”.

“Nëse e shikojmë shkurtimisht vetë procedurën gjyqësore, mund të shohim se ajo ka zgjatur gjashtëmbëdhjetë vjet para gjykatave të Kosovës. Gjatë atij procesi Manastiri i Deçanit ka pësuar jo vetëm kërcënime, por edhe sulme fizike dhe të armatosura, protesta të organizuara, tentime për të bllokuar hyrjen në manastir dhe fushata shpifjeje”, thuhet në reagimin e kishës, përcjell Klankosova.tv.

Më tej, ata thonë se kjo çështje nuk mund të krahasohet me asnjë, siç e quajnë ata, propagandë të pas Luftës së Dytë Botërore

- Advertisement -

“Edhe pas një procesi të tillë, institucionet vendore vazhdojnë të refuzojnë zbatimin e vendimit dhe ndryshimin e kadastrës (për gati gjashtë vjet), pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili si i tillë është përfundimtar dhe i parevokueshëm”.

“ Veprime të tilla jo vetëm që pasqyrojnë situatën në institucionet e Kosovës, por edhe zbulojnë diskriminim të hapur ndaj Kishës Ortodokse Serbe. Për më tepër, veprime të tilla tregojnë qartë se si do të ishte fati i Kishës Ortodokse Serbe në këtë zonë, nëse do të lihej tërësisht në mëshirën e institucioneve të Kosovës, nga cilido grup politik”, thuhet më tej në reagim.

- Advertisement -

Dioqeza e kësaj kishe më tej thotë se institucionet e Serbisë bëjnë thirrje të vazhdueshme për dialog me Kosovën, por sipas tyre, dialogu nuk është i mundur me ata që në çdo hap demonstrojnë diskriminim të hapur etnik e fetar si dhe mos gatishmëri për të respektuar ligjet e tyre.

“Që nga dita e parë pas konfliktit të armatosur të vitit 1999, Kisha jonë mori pjesë në dialogun me institucionet e Kosovës dhe punoi aktivisht në ndërtimin e besimit dhe urave, gjë që është e njohur për komunitetin ndërkombëtar”.

“Prandaj, zbatimi i këtij vendimi nga kjo apo një nga qeveritë e ardhshme është një kusht i domosdoshëm për të na treguar se dialogu nuk do të ishte vetëm një shfaqje për kamerat dhe zyrtarët e huaj dhe se ekziston një gatishmëri e vërtetë për të ndalur një fushatë sistematike diskriminimi dhe armiqësi të hapur ndaj kishës ortodokse serbe”, thuhet në deklaratën e kishës, transmeton Klankosova.tv.

Komunikata e kishës vazhdon duke thënë se institucionet e Kosovës kanë ende çështje të hapura dhe obligime të paplotësuara, por, sipas tyre, zgjidhja e çështjes së tokës së Manastirit të Deçanit është minimumi i nevojshëm për të ecur para.

“ Trajtimi i vazhdueshëm publik i Kishës sonë si një institucion politik apo një përfaqësues politik, i cili është i pabazuar, tregon një keqkuptim themelor të konceptit të lirisë dhe barazisë së institucioneve fetare në një shoqëri moderne demokratike”.

“ Deklaratat e papërgjegjshme mediatike, komentimi arbitrar i vendimeve të formës së prerë të gjykatës dhe krijimi i konfuzionit në opinion rrezikojnë gjithashtu sigurinë e Kishës Ortodokse Serbe, vendet e saj të shenjta, priftërinë, manastiret dhe besimtarët dhe është në kundërshtim me të gjitha standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e kishës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit