1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kjo është atmosfera në mbledhjen e LDK’së – paralajmërojnë konferencë

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se pas mbledhjes së kryesisë do të dalë për të folur në konferencë për media, kreu i kësaj partie, Isa Mustafa.

Përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare të LDK-së në Facebook, teksa kanë shpërndarë foto nga mbledhja kanë bërë të ditur se pas përfundimit të saj do të flasë Mustafa.

- Advertisement -

“Duke ndodhur tani: mbledhja e Kryesisë së LDK-së e kryesuar nga kryetari, Isa Mustafa. Pas mbledhjes LDK mban konferencë për medie”, shkruhet në njoftim.

Mbledhja në LDK ka pak më shumë se një orë që ka filluar, derisa, temë kryesore do të jetë koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

Sot gjatë ditës për të kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucioneve, në LDK kanë qëndruar ambasadori amerikan, Philip Kosnett dhe ai britanik Nicholas Abott.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit