1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kjo është gjendja e 48 të infektuarve me koronavirus në Pejë

Rekomandime

Në komunën e Pejës deri më tani janë identifikuar 49 raste të infektuar me Covid-19, ku dy prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, 46 janë duke u trajtuar në vetëizolim dhe një ka përfunduar me fatalitet.

- Advertisement -

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka thënë për KosovaPress, se gjendja e të prekurve është stabile dhe nën kontroll.

“Gjendja e të prekurve me COVID-19, në komunën e Pejës është stabile, të gjithë të prekurit janë në vetëizolim në shtëpitë e tyre, përveç 2 pacientëve të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive, për trajtim të vazhdueshëm… Janë të izoluara të gjitha rastet e kontaktit, numri i të prekurve deri më tash është 49, 47 kemi qenë mbrëmë i kemi pasur plus 2 pozitiv 49, prej të cilëve një është i vdekur dy janë të shtrirë në Klinikën Infektive dhe 46 janë duke u trajtuar në vetë izolim”, thotë Loci.

Ai thotë se për një periudhë afat mesme janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për trajtimin dhe mbrojtjen nga COVID-19.

- Advertisement -

“Situata është në menaxhim prej institucioneve relevante të cilat merren me pandeminë dhe momentalisht është nën kontroll gjithçka…Jemi të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, që hynë në kuadër të masave mbrojtëse kundër COVID-19 dhe mundë të them se për një periudhë afat mesme qëndrojmë mirë”, deklaroi Loci.

Loci për futjen e Pejës në karantinë, thotë se është vendim i qëlluar, për shkak se ulë rrezikshmërinë e futjes së virusit nga vatrat tjera në Pejë, derisa theksoi se qytetarët janë duke e respektuar karantinën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit