4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kjo është gjendjen shëndetësore të katër rasteve të reja me koronavirus

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar për gjendjen shëndetësore të katër rasteve të reja me koronavirus.

Në Kosovë tashmë ka shkuar në 13 numri i të prekurve me koronavirus.

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se është rritur numri të prekurve me virusin COVID-19 në 13 persona.

Vitia tha se të infektuarit janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv të premten.

Sipas informatave të fundit që i kemi marrë janë shtuar edhe katër raste dhe tani numri ka shkuar në 13 në Kosovë.

- Advertisement -

Janë familjarë të ngushtë të pacientit të identifikuar në Viti. Ata po qëndrojnë të vetizoluar dhe janë në gjendje shëndetësore të mirë”, tha Vitia për Klan Kosova.

Vitia ka bërë apel të respektojnë rregullat për të qëndruar në shtëpi, pasi sipas tij ndihma e tyre konsiderohet të jetë më e madhe se ajo e institucioneve.

- Advertisement -

Siç jeni informuar pas masave fillestare që i kemi marrë dje kemi marrë masa shtesë siç është mbyllja e kufijve tokësorë dhe situata emergjente e shëndetit publik”.

Qytetarët në këtë rast janë po aq të nevojshëm dhe ndihma e tyre është e domosdoshme që të parandalojmë përhapjen e virusit.

Ndihma e tyre është më e madhe se ndihma e institucioneve. Qëndroni në shtëpi së paku për dy javë.

Me sa pashë dje qytetarët kanë filluar të vetëdijesohen dhe kjo tregon një kulturë të lartë. Kjo situatë do të kalohet më shpejt me ndihmën e tyre”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit