Cristiano Ronaldo, një ndër futbollistët më të suksesshëm në historinë e futbollit, Ai është edhe sportisti më i ndjekur në rrjetin social “Instagram” me afro 300 milionë ndjekës.
Ajo që ka rënë në sy të fansave të tij dhe jo vetëm është fakti se i ndjek vetëm 476 persona dhe një prej tyre është këngëtarja shqiptare. Bëhet fjalë për artisten e suksesshme, Rita Ora, e cila ka plot 16 milionë ndjekës, mes tyre dhe portugezi.
Kujtojmë se një veprim i Cristiano Ronaldo-s gjatë një konference për mediat para pak ditësh ka bërë xhiron e rrjetit. Futbollisti i skuadrës portugeze nuk pranoi që të pinte Coca-Cola që ishte vendosur mbi tavolinë dhe i zëvendësoi me një shishe uji, ai mori shishet e Coca-Colas dhe i shtyu më tutje e më pas nxori ujin e ju bëri thirrje të gjithëve që të mos konsumojnë vetëm ujë dhe jo pije të dëmshme për shëndetin.
Duke qenë një person me influencë të madhe, ky veprim i Ronaldo-s i ka shkaktuar humbje markës së pijes të famshme. Siç raporton gazeta spanjolle “Marca”, disa minuta pas konferencës së futbollistit dhe Fernando Santos, kompania pati humbje marramendëse.
Në 3:00 pasdite në Evropë, aksionet e Coca Cola ishin afër 56.10 dollarë për aksion. Gjysmë ore më vonë, me përfundimin e konferencës në stadiumin Puskas Ferenc në Budapest, aksionet ranë në 55,22 dollarë. Një rënie prej 1.6% për kompaninë në bursë pasi vlera e kompanisë kaloi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë. Humbjet totale për kompaninë pas gjestit të Cristiano Ronaldos vlerësohen të jenë 4 miliardë dollarë.