1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kjo është kompania fiktive që ia ‘avulloi’ dy milionë euro Thesarit të Kosovës

Rekomandime

2 milionë euro u transferuan në një kompani e cila nuk ekziston, babë e bir në kërkim nga policia.

Maskën u ka rënë.

- Advertisement -

Dhe gjithçka tjetër u zbulua rreth një veprimtarie kriminale për të cilën dyshohen babë e bir, banorë të Llapushnikut të Drenasit.

Kadri e Valon Shala, nuk ndodhen në shtëpinë e tyre një ditë pas dyshimeve se ata pranuan katër transaksionet me vlerë dy milionë euro, që u realizuan ilegalisht nga thesari i Kosovës në llogarinë e kopanisë që ata e kanë hapur.

Ani pse në veprimtarinë e biznesit thuhet se merren me ndërtime e demolime të objekteve, adresa e biznesit shpie diku tjetër.

- Advertisement -

Biznesi që u regjistrua me 21 gusht të vitit 2019 duket se është fiktiv, pasi askush nga banorët përreth nuk e di se Shalajt posedojnë një kompani të tillë.

- Advertisement -

Të dy këta janë ende në arrati dhe janë në kërkim nga Policia e Kosovës.

T7 ka pyetur fqinjët se kur i kanë parë Kadri e Valon Shalën për herë të fundit, por të njëjtin nuk janë parë në fshat që një kohë.

Ndërkohë nën pranga të policisë ka përfunduar zyrtari i thesarit i cili realizoi këto transaksione.

Bëhet fjalë për Labinot Grudën, i cili jeton në fshatin Komoran të Drenasit.

Familjarët e Grudës nuk deshën të flasin para kamerës për këtë rast, megjithatë ata mohuan se kanë qenë në dijeni se Labinoti kreu një veprim të tillë.

Sipas tyre përgjegjës është vetëm ai dhe ende nuk kanë komunikuar me atë.

T7 ka biseduar me policinë e Kosovës nëse kanë arritur ta lokalizojnë vendin ku ndodhen Kadri e Valon Shala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit