-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kjo është letra e plotë që Merkel i dërgoi Kurtit dhe porosia që ajo i dha për dialogun

Rekomandime

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka shkruar letër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, pasi ky i fundit është zgjedhur kryeministër i Qeverisë së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

- Advertisement -

Merkel i ka thënë Kurtit se normalizimi i raporteve me Serbinë dhe dialogut i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian janë çështje të cilat kërkojnë “vëmendjen tuaj”.

Shefja e Qeverisë gjermane ndërkohë ka thënë se Qeveria Kurti do ta ketë përkrahjen e Gjermanisë për sfidat që ka Kosova përpara.

“Ju mund të llogarisni në mbështetjen e Gjermanisë si partner”, thuhet në letrën e Angela Merkel

- Advertisement -

Letra e publikuar në faqen e Qeverisë Gjermane.

Letra e plotë:

- Advertisement -

I dashur Kryeministër,

Ju uroj përzemërsisht rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës!

Ju e dhe qeveria juaj keni përpara punë sfiduese, për çfarë vendi juaj mund të llogarisë me mbështetjen e Gjermaninë si partnere.

Pandemia e COVID-19 kërkon nga të gjithë ne masa të paprecedente. Qeveria juaj ka bërë të ditur se para vete do të ketë reforma të rëndësishme në vendosjen e shtetit juridik siç janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Dhe dialogu me Serbinë për normalizimi e raporteve, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kërkon vëmendjen tuaj.

Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.

Ju uroj çdo sukses në punët përpara.

Me respekt

Angela Merkel

Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit