0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kjo është ‘lufta’ e vërtetë e Kurtit me Serbinë, ja çka do detyrohet Vuçiqi

Rekomandime

“Me Kurtin Serbia nuk do ta ketë më shansin që ajo të ketë në bisedimet shqiptaro-serbe, të rolit të dominimit të saj si e kishte me paraardhësit e Kurtit, të cilët, siç ishte politika e mëparshme, dhe sidomos Presidenti Thaçi, i cili është treguar i dobët, tolerant dhe inferior ndaj Beogradit. Së pari Serbia duhej që të përballej dhe të ndëshkohej për krimet e luftës, për genocidin që ajo ka ushtruar mbi shqiptarët e Kosovës, si dhe duhet të paguajë për dëmet e luftës që ajo u ka shkaktuar shqiptarëve”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online” .

- Advertisement -

Analisti dhe njohësi i fushës së të drejtës, Skënder Kapiti, duke analizuar qëndrimin e shprehur publikisht nga Kryeministri, Albin Kurti lidhur me vazhdimin e dialogut me Serbinë, vlerëson se mbajtja e parimeve të bëra publike, do ta forcojë shumë pozitën e Kosovës në këtë temë.

Sipas Kapitit, qeveria Kurti do të jetë një “arrë” e fortë për vazhdimin e dialogut me Serbinë, për çka janë shfaqur reagimet e para negative nga ana e Beogradit.

Kapiti thotë me të drejtë pret që angazhimi i Albin Kurtit për kërkimin e llogaridhënies nga Serbia për krimet dhe dëmet e luftës, të jetë pikërisht ajo temë që e bënë Serbinë të frikësohet për vazhdimin e këtij procesi , pasi pikërisht këtu do të jetë tani ‘lufta’ e vërtetë e Kurtit me Serbinë, duke kërkuar edhe dëmshpërblimin e dëmeve të luftës nga Serbia.

- Advertisement -
Skender Kapiti

“Qeveria “Kurti” për herë të parë në këto 20 vite, menjëherë sapo mori mandatin qeverisës, po tregon karakterin e një qeverisje të përgjegjshme para kombit, kur kryeministri Kurti merr përsipër të jetë ai i cili do ta përfaqësojë Kosovën në krye të një përfaqësie të gjerë politiko-akademike në bisedimet Kosovë-Serbi, pikërisht ashtu si e parashikon edhe Kushtetuta.

Me Kurtin Serbia nuk do ta ketë më shansin që ajo të ketë në bisedimet shqiptaro-serbe, të rolit të dominimit të saj si e kishte me paraardhësit e Kurtit, të cilët, siç ishte politika e mëparshme, dhe sidomos Presidenti Thaçi, i cili është treguar i dobët, tolerant dhe inferior ndaj Beogradit.

- Advertisement -

Së pari Serbia duhej që të përballej dhe të ndëshkohej për krimet e luftës, për genocidin që ajo ka ushtruar mbi shqiptarët e Kosovës, si dhe duhet të paguajë për dëmet e luftës që ajo u ka shkaktuar shqiptarëve”, thotë analisti Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online” .

Kapiti thotë se dialogu me Serbinë duhet të qartësohet dhe të saktësohet, pasi Thaçi dhe Vuçiqi së bashku me Edi Ramën, e kanë futur në rrugë pa krye këtë proces.

“Si mund të bisedohet, dhe madje edhe si mund të ketë pajtim shqiptaro-serb dhe marrëveshje të tipit minishengen, që fatkeqësisht në një linjë por madje edhe shumë aktiv e pro tyre ka qenë edhe kryeministri Edi Rama i Shqipërisë, kur Serbia as nuk njeh krimet, as genocidin dhe as dëmet e luftës, dhe as nuk ka kërkuar as falje si minimum për to?!

Kështu pra, Kryeministri Kurti ka edhe një problem tjetër, i cili është përpjekja e tij për të bindur edhe politikën qeverisëse aktuale të Tiranës për dakordimin e qëndrimeve që kanë të bëjnë me bisedimet Kosovë-Serbi, ku Shqipëria para se të vendosë e të deklarohet për problematika të rëndësisë kombëtare gjithë shqiptare, dhe sidomos për atë që ka të bëjnë me marrëdhëniet shqiptaro-serbe, e veçmas ato Kosovë-Serbi, Tirana duhet të konsultohet me Kosovën.

Në vend që në bisedimet Kosovë-Serbi, Serbia duhet të jetë palë e heshtur dhe fajtore, asaj deri më sot i është toleruar pothuajse gjithçka. Kjo ka ndodhur kështu, se i tillë ka qenë qëndrimi i Presidentin kosovar Hashim Thaçi, si i papërgjegjshëm dhe kapitullant, dhe i gatshëm për të nënshkruar gjithçka të dëmshme për Kosovën por mjafton që ai për interesa personale të mbetej në politikë, pushtet dhe president”, shton Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo është dobësia dhe papërgjegjshmëria më e rëndë e tij, si dhe e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Në vend që të ishin ngritur dhe të kishin funksionuar struktura të posaçme shtetërore e ligjore të cilat duhet të ngritnin padi kundër Serbisë për krimet dhe dëmet e Luftës, kundër kësaj ka qenë edhe vetë drejtësia në Kosovë, që madje edhe as nuk i ka regjistruar dhe as nuk ka pranuar as paditë e qytetarëve shqiptarë për të kërkuar dëmshpërblimet e luftës.

Si është e mundur që të kërkosh normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, dhe pajtimin shqiptaro serb kur Serbia jo vetëm se nuk njeh krimet e luftës por përpiqet që të marrë edhe statusin e viktimës së luftës dhe kur ajo sponsorizon dhe lobon fuqishëm kundër shtetit të Kosovës”, përfundon analisti dhe eksperti i së drejtës, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit