1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kjo është mënyra se si Vuçiq i frikëson mediat në Serbi, bëhet fjalë për një dokumentar i cili i shkaktoi “vuajtje” presidentit

Rekomandime

Autori i filmit “Sundimtari” i është përgjigjur Aleksandar Vuçiqit pas lajmit se ka bërë padi.

“Kjo është hera e parë që presidenti ka paditur gazetarët. Si Sanja (Lonçar) dhe unë besojmë vërtet se kjo është mënyra e Vuçiqit për të frikësuar gazetarët dhe mediat e pakta që kanë guxim,” tha gazetarja Jovana Polić për Nova pasi ajo dhe kolegia e saj Sanja Lonçar janë paditur nga presidenti Aleksandar Vuçiq për dy emisione të serialit “Vladalac”, të cilat janë transmetuar në vitin 2020 në televizionin N1.

- Advertisement -

Gazetarja Jovana Poliq, e cila sikurse kolegia e saj Sanja Lonçar, u padit nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tregon për Nova-n se kjo është një mënyrë e vërtetë për të frikësuar gazetarët që kanë guxim.

“Siç e patë në njoftim, ne pyetëm nëse Vuçiq zyrtarisht synon të heqë lirinë e shprehjes. Në realitet, liria e shprehjes nuk ka ekzistuar që kur ai ka qenë në pushtet. Shtrohet pyetja nëse kjo është një formë tjetër presioni ndaj qytetarëve të mendimit të lirë për arsye se ky vend sundohet nga frika. Ne vërtet besojmë, si Sanja, ashtu edhe unë, se kjo është mënyra e tij për të frikësuar edhe ata pak gazetarë dhe media që kanë guxim”, thekson Poliq.

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ngritur padi kundër gazetareve Jovana Poliq dhe Sanja Lonçar për dy emisione të serialit “Sundimtari”, i transmetuar në shkurt të vitit 2020 në televizionin N1.

Në padi, Vuçiq thekson se të pandehurit “i kanë shkaktuar dhimbje dhe vuajtje të rënda mendore” dhe kanë lënduar “reputacionin dhe nderin e tij të rangut të lartë”.

- Advertisement -

Kreu i shtetit pretendon se ka “ndjerë frikë nga intensiteti i lartë”, pasi seriali “Sundimtari” ka përfaqësuar një lloj sulmi mediatik ndaj presidentit të Serbisë, raporton produksioni televiziv JSP.

Seanca në të cilën duhet të dëshmojnë gazetaret Jovana Poliq dhe Sanja Lonçar, si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është caktuar për më 11 prill 2023, në Gjykatën e Parë Themelore në Beograd.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit