Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti është ndër njerëzit më të paguar në Kosovë.
Ai merr mbi 52 mijë euro pagë vjetore, derisa ka deklaruar edhe dy banesa, një shtëpi, një lokal si dhe një tokë që thotë se e ka trashëguar.
Mehmeti ka deklaruar edhe dy vetura, njëra në vlerë 23 mijë euro dhe një tjetër në vlerë 25 mijë euro.
Mehmeti ka deklaruar edhe para të gatshme mbi 50 mijë euro.
Prej tyre mbi 30 mijë janë në llogari të tij personale, dhe mbi 20 mijë në llogari të bashkëshortes dhe të fëmijëve.