-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kjo është pasuria e ish-sekretarit Çitaku që u arrestua sot gjatë aksionit të Policisë së Kosovës

Rekomandime

Shtatë persona janë arrestuar sot gjatë aksionit të Policisë së Kosovës që ende po zhvillohet lidhur me rastin “Brezovica”.

Në mesin e qytetarëve të arrestuar është edhe një ish-zyrtar i kësaj ministrie.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për Arben Çitakun, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Ai dhe të tjerët tjerë dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”.

Por, cila është pasuria e ish-sekretarit Çitaku të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion.

- Advertisement -

Çitaku ka deklaruar se pasuria e tij e paluajtshme kap vlerën e rreth 200 mijë eurove.

Ai ka tre hektarë tokë bujqësore në vlerë prej 50 mijë, truall 20 mijë euro, shtëpi 50 mijë euro, truall tjetër në vlerë prej 12 mijë e 500 euro dhe banesë në vlerë prej 53 mijë eurove.

- Advertisement -

Ndërsa, si pasuri të luajtshme ka një veturë të tipit Renault në vlerë prej 15 mijë eurove.

Kurse, para të gatshme në një nga bankat e vendit ka vetëm gjashtë mijë e 900 euro.

E, nuk i ka të pakta detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik.

25 mijë është detyrimi financiar në njërën prej bankave në vend, derisa ndaj personave fizik ka 19 mijë e 500 euro.

Çitaku, në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar edhe të hyrat vjetore.

Ai për një vit merr pagë nga buxheti i shtetit në vlerë prej 13 mijë e 443.96 euro.

Ndërsa, bashkëshortja e tij merr për një vit tre mijë e 240 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit