4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kjo është pasuria e shefit të ri të AKI-së

Rekomandime

Shefi i ri i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi ka deklaruar mbi 400 mijë euro patundshmëri dhe rreth 30 mijë euro para të gatshme në bankat komerciale në vend.

Në formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2019 Gashi ka deklaruar pagë vjetore neto mbi 20 mijë euro nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elekronike dhe Postare (ARKEP) përderisa paga vjetore e bashkëshortes së tij nga Policia e Kosovës është mbi 8000 euro.

Bashkëshortja e Gashit ka një kompani “Crossroads” nga e cila siguron të hyra vjetore prej 4250 euro.

Ndërsa inspektori i ri i AKI-së, Burim Ramadani ka deklaruar mbi 400 mijë euro patundshmëri, rreth 50 mijë euro depozita familjare.

- Advertisement -

Kreshnik Gashi e Burim Ramadani u emëruan sot në krye të AKI-së nga Kryeministri në largim Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi.

Pas këtyre emërimeve ka reaguar Lëvizja “Vetëvendosje”, duke e vlerësuar si “kapje” të këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë nga PDK-ja dhe AAK-ja, pasi që Gashi ka qenë sekretar i Ministrisë së Jashtme gjatë mandatit sa Hashim Thaçi ishte shef i diplomacisë, ndërsa Ramadani në zgjedhjet e 6 tetorit ka qenë në listën për deputet të koalicionit AAK-PSD.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit