1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kjo është përgjigja e ‘prerë’ e Lumir Abdixhiku ndaj akuzave të njëpasnjëshme të Naser Rugovës

Rekomandime

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur kritikave të ish-deputetit dhe anëtarit të LDK-së, Naser Rugova, i cili ka sugjeruar Abdixhikun që para se të mendojë për hallin e Vjosa Osmanit që patjetër të bëhet Presidente, të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet.

- Advertisement -

Për këtë deklaratë, Abdixhiku e fton Rugovën që mos të merret me njerëzit e LDK-së, por edhe të kontribuojë në LDK.

“Naser Rugova është anëtar i Kuvendit, e ftoj të kontribuojë në LDK-së, të merret më pak me njerëzit tanë të LDK-së, me njerëz që i ka zgjedh vetë ai Kuvend, ku është pjesë, të kanalizojë energjitë e veta në ringrityjen e LDK-së, e më pak në këto sulme individuale sepse s’i bëjnë hajr askujt”, thotë Abdixhiku.

Madje ai thotë se nuk merret me një gjuhë të tillë.“Unë s’merrem me gjuhë të tillë, i ftoj të gjithë të rreshtohen prapara kësaj ideje, që po mundohem ta ndërtojë”, shtoi Abdixhiku në Debat Plus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit