1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kjo është procedura për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

Rekomandime

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që mundëson edhe tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti. Por, cila është procedura që duhet ndjekur për t’i tërhequr këto para?

Procedurën për tërheqjen e këtyre mjeteve e kishte shpjeguar javë më parë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.

- Advertisement -

Trusti ka përgatit një platformë online që po besojmë që të jetë gati brenda dy javëve. Procedura është e thjeshtë. Vendoset numri personal në ëeb faqe dhe numri i xhirollogarisë dhe pastaj verifikohet me Bankën Qendrore të Kosovës dhe paratë e Trustit do të dalin në xhirollogaritë e njerëzve që janë përfitues, rrjedhimisht që aplikojnë dhe për tri ditë iu dalin paratë në xhirollogari”, ka thënë Tahiri.

Tahiri kishte theksuar se këto para nuk mund të tërhiqen derisa të hyjë në fuqi ligji, të nënshkruhet nga presidenti dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Procedura e aplikimit për tërheqjen e kursimeve do të jetë online.

- Advertisement -

Procedura e aplikimit do të jetë e thjeshtë. Do të jepet numri personal dhe i xhirollogarisë, kjo verifikohet nga BQK-ja dhe paratë e Trustit, 10 për qindëshi do të jetë në xhirollogari të përfituesit, atij që aplikon”, kishte bërë të ditur Tahiri.

Ndryshe, Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të mundësojë rikuperimin e humbjeve të bizneseve për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19).

- Advertisement -

Ndërkaq, votimit të këtij raporti i ka paraprirë miratimi i katër amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Amendamenti i parë është që mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit sipas këtij neni, e të cilët kanë kursime deri në 9.999 mijë euro kompensohen në formë rimbursimi, duke filluar nga viti 2023, sipas formulës dhe metodologjisë së rimbursimit që vendoset me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës në afatin prej gjashtë muajsh nga miratimi i këtij ligji.

Amendamenti i dytë, lënda e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore të regjistruara dhe aktive në Republikën e Kosovës, pavarësisht se a eksportohet jashtë vendit apo jo, lirohet nga TVSH-ja.

Amendamenti i tretë, të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur probleme të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, por të cilët kanë qenë aktive të regjistruara në regjistër të biznesit para datës 29 shkurt 2020, mbështeten financiarisht nga ana e buxhetit të Kosovës me mjete monetare për t’i mbuluar shpenzimet operative në shumën prej 200 milionë euro.

Amendamenti i katërt, paguhen nga ana e buxhetit të Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor dhe dhjetor 2020, të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj pas datës 29 shkurt 2020 e deri më 30 dhjetor 2020. Shuma e pagesës për punëtorët është 300 euro për një muaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit