Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk po ka të ndalur së shënuari gola me Fenerbahcen.
Fenerbahce është duke zhvilluar ndeshjen e javës së nëntë ndaj Konyaspor, ndeshje të cilën është duke e fituar me rezultatin e thellë 5-1.
- Advertisement -
Nga këto pesë gola, në listën e golashënuesve nuk ka se si të mungojë Vedat Muriqi. Sulmuesi prizrenas realizoi një super gol nga distanca në minutën e 82’të.