1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

‘Kjo nuk mbaron me kaq’, Shabani: Rama do shpallet “non grata” nga SHBA

Rekomandime

Kryetari i Nismës Thurrje, Endrit Shabani thotë se kryeministri Edi Rama nuk do t’ia hedhë paq në lidhje me çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euronews Albania, Shabani u shpreh i bindur se Rama do të shpallet “non grata” nga SHBA.

Sipas tij, vendimin nuk e merr ambasada amerikane në Tiranë, por Departamenti amerikan i Shtetit (DASH).

“Për hir të së vërtetës, këtu tentativa është për t’i parë gjërat me njërin sy. Pra, duke parë me njërin sy sheh vetëm gjysmën e fotografisë. Unë mendoj që “non grata” e SHBA-së, është po aq e vlefshme ndaj Sali Berishës, siç është ndaj Tom Doshit, ndaj deputetëve të tjerë të Partisë Socialiste, siç do jetë nesër ndaj Edi Ramës.

- Advertisement -

Jam i bindur që kjo punë nuk do të mbarojë pa një “non grata” të Edi Ramës. Janë njësoj efektive sepse kemi të bëjmë me institucione të konsoliduara. Pra, “non grata” nuk shpallet nga ambasada në Shqipëri, shpallet nga DASH-i, që është ekzekutivi i SHBA-së, ke një vendim nga Kongresi, që është legjislativi i SHBA-së”, theksoi ai./Euronews Albania

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit