Ka përfunduar takimi ndërmjet Suedisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
Ndonëse ndeshja përfundoi me rezultatin 2:0 në të mire të Suedisë, ajo se çfarë shpalosën tifozët ‘Dardanë’ në tribunat e stadiumit ‘Friends Arena’ ishte madhështore, shkruan Reporteri.net
Në mesazhin e tyre shkruante “Kosova është Shqipëri”.
Kujtojmë se për ta parë këtë ndeshje në stadium ishin plotë 45 mijë tifo, ku nga ta 6 mijë ishin ‘Dardan’.