‘Final 8’ është duke u mbajtur në Rahovec dhe interesimi për të përcjellur ndeshjet në palestrën ‘Mizahir Isma’ është jashtëzakonisht i madh
Sot Ylli dhe Bashkimi siguruan biletat për ndeshjet gjysmëfinale, ndërkaq më parë në këtë fazë janë kualifikuar edhe Rahoveci e Peja, shkruan Reporteri.net
Nesër pritet që të luhen dy ndeshjet gjysëmfinale, Bashkimi – Golden Eagle Ylli si dhe Rahoveci – Peja.
Intersimi për t’i parë këto ndeshje është jashtëzakonisht i madh.
Një tollovi e madhe është krijuar para lokalit të KB Rahovecit, aty ku shiten biletat për këto përballje.
Shumë njerëz po presin në radhë për t’u pajisur me një biletë, ani pse ora tani është 22:10.