2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Klark: Njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe Serbisë është politika zyrtare e administratës amerikane

Rekomandime

Ish-komandanti i NATO-së gjenerali Uesli Klark njeriu që ka urdhëruar bombardimet e Serbisë në vitin 1999 ka porositur se “njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe Serbisë” është politika zyrtare e administratës amerikan dhe këtë Beogradi herët e vonë duhet ta pranojë,ka thënë ai për “Zërin e Amerikës”.

- Advertisement -

Klark ka ftuar Serbinë që të harrojë Kosovën dhe të i kthehet ardhmërisë, do të thotë perëndimit.

“Mendoj se ardhmëria e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, sikurse edhe rreth asaj a do ketë njohje të ndërsjellë varet nga liderët politik të Serbisë. Mendoj dhe shpresoj se ata do të shohin tërheqjen dhe afrimin e rëndësishëm me perëndimin, që do nënkuptonte njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Kjo është largim nga e kaluara dhe kthimi ka ardhmëria” ka thënë Klark për “Zërin e Amerikës”.

Reagon Lazareviç duke e quajtur cinizëm dhe kriminel

- Advertisement -

Porositë që vijnë nga komandanti i NATO-së janë komentuar nga gjenerali serb Vladimir Lazareviç, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1999 ishte komandant i Korpusit të Prishtinës në ish-armatën jugosllave, duke i quajtur fyerje për viktima, cinizëm dhe duke e cilësuar si kriminel.

“Klark është kriminel dhe kjo është fyerje e viktimave. Kjo është përqeshje me gjeneratat që NATO i ‘lumturoi’ me uranium të varfëruar. Kjo është cinike nga komandanti i NATO-së që kishte urdhëruar ‘shkatërro’ gjithçka. Porosia ime për kriminelët e NATO-së është se kurrë nuk do të harrojmë, na lëni rehat dhe zgjidhja e drejtë është larg dhe jo sipas dëshirave të Klark”.

- Advertisement -

Ekspertët të çështjeve politike thonë se kjo është vërtetim i politikës amerikane që ndërlidhet edhe me urimin e Biden dhe fokusimin në “njohjen e ndërsjellë”.

Pika me njohjen e ndërsjellë nuk ishte pranuar nga Vuçiq në marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, duke e konsideruar të papranueshme dhe këtë e ka porositur shumë herë thonë ata.

“Ne kuptojmë politikën amerikane, nuk është e këndshme që politika amerikane shkon në drejtimin e pavarësisë së Kosovës. Ka pasur përpjekje të imponohet si zgjidhje edhe në Uashington. Por njohja nuk përmendet në asnjë akt apo rezolutë, edhe në Uashington kam thënë mendimin tim për këtë dhe nuk kam ndryshuar mendimin. Prej 2012 flasin se do njoh Kosovën, ende nuk ka ndodhë dhe nuk do të ndodhë” ka thënë Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit