2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Klinaku: Nëse EULEX nuk i ndalë këto sjellje, do veprojmë si kundër Jugosllavisë

Rekomandime

Sekretari i OVL UÇK’së, Faton Klinaku, ka deklaruar se sjelljet e misionit EULEX janë kriminale dhe aksioni i sotëm në zyrat e kësaj organizate është i kundërligjshëm, shkruan Kosova ime.

Klinaku ka deklaruar se bastisja është kriminale dhe siç ndodhnin në Jugosllavi, ai ka thënë se nëse kjo sjellje vazhdon ata do të detyrohen të luftojnë me luftë si kundër Jugosllavisë.

- Advertisement -

Siç kemi kundërshtuar Jugosllavinë dhe do të detyrohemi të luftojmë edhe me juve sikur kundër Jugosllavisë”.

“Isha në zyrë duke pi kafe, dhe këta zotërinjtë nuk prezantojnë asnjë letër dhe ju thash edhe Jugosllavia ka bërë kështu dhe jemi detyruar t’u përgjigjemi.

Nëse shteti jonë s’merr masa, këta do të na detyrojnë të luftojmë edhe sikur kundër Jugosllavisë.

- Advertisement -

As s’kanë dokumente, as letra, as përkthyes.

Shteti ynë i ka fajet.

- Advertisement -

Është bastisje, s’ka arrestime”, ka thënë Klinaku duke i quajtur kriminelë zyrtarët e EULEX-it.

Klinaku ka drejtuar akuza ndaj institucioneve të Kosovës duke i quajtur :matrapazë”.

Ky është aksion i kundërligjshëm i EULEX-it.

Ata kanë ardhur në zyrat tona dhe vetëm po kontrollojnë.

Fajet i ka shteti jonë që po na detyron të merremi ne vetë me këta matrapazë”.

Klinaku tha se nuk e dinë se pse ndodh ky aksion derisa tha se nuk ia kanë kërkuar as dosjet që i morën disa herë nga disa persona të panjohur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit