Profesori i KriminoIogjisë, Ervin Karamuço ka zbuluar një ndodhi të rëndë që sipas tij ndodh në një poligon qitjeje.
Në faqen e tij të Facebook, Karamuço shkruan se një personazh e njohur e botës së showbizz shkon rregullisht në një poligon qitjeje.
Deri këtu nuk ka asnjë problem dhe asgjë të çuditshme!
Por në vend të shënjestrës, ajo përdor foton e vjehrrës së tij.
Në të njëjtin postim, Karamuço ka etiketuar gazetaren Klodiana Lala, e cila ndoshta është në dijeni të gjithë çfarë po ndodh në një nga poligonet e Tiranës.
“Klodiana Lala nuk e kisha imagjinuar kurrë që një personazh shumë i njohur publik i showbiz, që frekuenton rregullisht poligonet e qitjes, vendos mbi shënjestër fotografinë e vjehrrës së saj. Rast studimor kriminoIogjik me elementë shumë serioz për fatet e shoqërisë tonë…”-shkruan ai në Facebook.
Por a janë autoritetet në dijeni të kësaj ngjarjeje? Kush të jetë vallë personazhi i njohur që do të “zhdukë” vjehrrën e saj?