Pas vdekjes së gazetarit të njohur shqiptar, Sylejman Gashit kanë filluar shpërndarjet e fotografive të ndryshme të tij, kështu duke e kujtuar si një veprimtar të shquar.
Në disa fotografi të publikuara nga profesori universitar, Bujar Dugolli shihet teksa Sylejman Gashi është fotografuar afër tij dhe ish-kryeministrit Albin Kurtit.
Në njërën nga imazhet, të tre shihen para Shtëpisë së Bardhë, në Washington në vitin 1997.