Trafiku rrugor, si pasojë e dyndjes së mëdha të automjeteve, po vazhdon të jetë i ngulfatur.
Ndërsa, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar qytetarët e kësaj komune, që mund ta shfrytëzojnë edhe një rrugë tjetër alternativë, në drejtim të Shirokës në Zonën Industriale.
Ky është postimi i tij:
Duke pas parasyshë se tani komunikacioni është i tejngarkuar, ju mund të shfrytëzoni edhe rrugën unazore nga dalja e autostradës mes Reshtanit e Suharekës, në drejtim të Shirokës në Zonën Industriale.
Megjithëse rruga është pak para asfaltimit, ajo mund t’ju shërbej për udhëtim, si rrugë e shkurtër që mos të mbeteni në kolonë në qytet.