1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Komandanti amerikan tregon në Serbi kush e ruan Kosovën

Rekomandime

Komandanti i Komandës së Forcës së Përbashkët të Napolit Admirali James Fogo ka thënë se siguria në Kosovë është e mirë falë policisë së përkushtuar, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Fogo i tha se KFOR’i ka bërë një punë shumë të mirë në Kosovë për dy dekadat e fundit.

Me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralit Milan Mojsiloviq, Fogo është për një vizitë dy-ditore në Serbi, transmeton lajmi.net. Ai bisedoi me zyrtarët serbë për bashkëpunimin midis Ushtrisë Serbe dhe KFOR, aktivitetet e përbashkëta nën programin e Partneritetit për Paqen dhe aktivitetet e trajnimit.

Në një intervistë për RTS, Admiral Fogo ka thënë se sigura në Kosovë është e mirë. Fogo ka thënë se KFOR është i treti në zinxhirin e përgjegjësisë pas policisë së Kosovës dhe misionit të BE’së, EULEX.

- Advertisement -

Sidoqoftë, siç thekson ai, KFOR ka përgjegjësi të ruajë një mjedis të sigurt në bazë të Rezolutës 1244. Ai beson se KFOR ka bërë një “punë mjaft të mirë” në Kosovë gjatë 20 viteve të fundit.

“Këtë vit ne shënuam 20 vjet prezencë në Kosovë. Ndërkohë, 213 ushtarë të NATO’s për fat të keq kanë dhënë jetën e tyre për ruajtjen e paqes”, tha Fogo. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit