2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kometa më e madhe ndonjëherë po vjen drejt Tokës

Rekomandime

Një kometë me një bërthamë 50 herë më të madhe se normalja, po vjen drejt Tokës me shpejtësi 35.000 kilometra në orë, raportoi BBC të mërkurën.

Teleskopi Hubble i NASA-s ka përcaktuar se bërthama e akullt e kometës ka një masë prej rreth 500 trilion tonë dhe është 136 km e gjerë – më e madhe se shteti amerikan, Rhode Island.

- Advertisement -

Por nuk është për t’u shqetësuar. Më së afërmi që do të vijë do të jetë një miliard milje larg nga Dielli dhe kjo nuk do të jetë deri në vitin 2031.

U zbulua për herë të parë në vitin 2010, por vetëm tani Hubble ka konfirmuar ekzistencën e saj. Dhe është më e madhe se çdo kometë e parë ndonjëherë nga astronomët.

“Gjithmonë kemi dyshuar se kjo kometë duhet të jetë e madhe sepse është kaq e ndritshme në një distancë kaq të madhe”, tha David Jewitt, profesor i shkencës planetare dhe astronomisë në Universitetin e Kalifornisë. “Tani ne e konfirmojmë se është”.

- Advertisement -

NASA e ka quajtur atë “Bernardinelli-Bernstein” pas zbulimit të saj nga astronomët Pedro Bernardinelli dhe Gary Bernstein.

Ata e panë atë për herë të parë, ndërsa punonin në Observatorin Ndër-Amerikan të Cerro Tololo në Kili mbi një dekadë më parë, kur ishte tre miliardë milje nga Dielli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit