1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Komisioneri për Zgjerim thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

Rekomandime

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, pas publikimit të Raportit të Progresit 2021 për Kosovën, tha se në dialogun Kosovë-Serbi është i nevojshëm angazhimi konstruktiv, ndërsa veprimet e njëanshme sipas tij duhet të shmangen.

Ai në një konferencë për medie tha se Komisioni Evropian qëndron pas vlerësimit të vitit 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizim të vizave.

- Advertisement -

Varhelyi theksoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit rezultuan me një qeveri të re që gëzon shumicë të fortë parlamentare.

“Në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në shkurt të vitit 2021 rezultuan në formimin e qeverisë së re, e cila gëzon një shumicë të fortë parlamentare. Ekziston një mundësi e qartë për të bërë përparim në çështje të tilla si Iufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe për të rritur zhvillimin ekonomik. Komisioni qëndron pas vlerësimit të tij të bërë në korrik të vitit 2018, se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizim të vizave. Angazhimi konstruktiv në dialogun me Beogradin është i nevojshëm, dhe veprimet e njëanshme duhet të shmangen”, u shpreh ai.

Sipas Raportit të Progresit të vitit 2021, situata në veri mbetet sfiduese, veçanërisht në lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar dhe kushtet për lirinë e shprehjes.

- Advertisement -

Po ashtu raporti vë në pah edhe Iuftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku thuhet se Kosova është në një fazë të hershme/ka njëfarë niveli të përgatitjes në Iuftën kundër korrupsionit.

Raporti thotë se gjatë periudhës raportuese, është bërë përparim i kufizuar, duke përfshirë hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të shënjestruara të nivelit të lartë.

- Advertisement -

KE vlerëson qeveria e re ka shqyrtuar disa opsione për një proces për ‘vetting’ të gjyqësorit dhe prokurorisë. Në këtë kontekst, prezantimi i mundshëm i një rivlerësimi të plotë të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

Sipas raportit një proces i tillë do të duhej të konsiderohet vetëm si një masë e jashtëzakonshme e mjetit të fundit, pasi të jenë shteruar të gjithë mjetet dhe mekanizmat ekzistues për të siguruar integritetin dhe për të Iuftuar korrupsionin e titullarëve të detyrave gjyqësore, dhe do të duhej të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe me këshillat e Komisionit të Venecias.

Sa i përket zgjedhjeve raporti konstaton se ato në përgjithësi ishin të organizuara mirë, përkundër disa mangësive, ndërsa u përsërit ftesa që Kosova të forcohet dhe sidomos të reformohen pjesët që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore dhe financimin e partive politike.

Më shumë progres nga Kosova është kërkuar në reformat e administratës publike, teksa gjyqësori vazhdon të jetë joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve politike.

Kosova ka shënuar progres, sipas këtij raporti, në Iuftë kundër terrorizmit, ndërsa kërkohet të jetë më aktive në Iuftë kundër pastrimit të parave. Gjendja e mediave dhe lirisë së shprehjes në Kosovë duket të jetë më e kënaqshme sesa në disa vende tjera të rajonit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit