-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigjet Kushtetueses për Etem Arifin, këto ditë pritet vendimi

Rekomandime

Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi në seancën ku Avdullah Hoti u emërua kryeministër i Kosovës. Këto përgjigjje së bashku me parashtresat e palëve do të trajtohen. Ajo që mbetet, sipas GJK-së është që ditëve në vijim të thirret seanca ku merret vendimi përfundimtar nga gjykatësit. Gazeta Express sjell detaje.

- Advertisement -

Kanë kaluar gati dy javë prej kur Gjykatësit e Kushtetueses në një seancë publike kanë diskutuar për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

Pavarësisht se verdikti u prit të publikohej më shpejt, një gjë e tillë nuk ndodhi në javën që e lamë pas.

Në Gjykatën Kushtetuese, nga zyra për media i kanë thënë Express-it se seanca ku do të shqyrtohet kjo lëndë do të mbahet ditëve në vijim.

- Advertisement -

Fillimisht, sipas këtij institucioni janë duke u trajtuar parashtresat që palët i kanë dorëzuar pas përfundimit të seancës së mbajtur me 2 dhjetor.

Në Kushtetuese kanë bërë të ditur se tashmë kanë pranuar edhe përgjigjet e Komisionit të Venecias për këtë temë.

- Advertisement -

“Seanca për shqyrtimin e kësaj lënde do të mbahet ditëve në vijim, pasi që Gjykata të trajtojë parashtresat shtesë që palët e përfshira në rast i kanë dorëzuar në formë të shkruar pas përfundimit të seancës dëgjimore të mbajtur më 2 dhjetor 2020 dhe pasi që të shqyrtohen të gjitha përgjigjet e pranuara nga Forumi i Komisionit të Venecias përkitazi me këtë çështje”, kanë thënë nga Gjykata Kushtetuese.

“Si edhe në çdo rast deri më tani, sapo Gjykata të marrë vendim, për këtë njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinioni”, thuhet në përgjigje.

Në seancën e 2 dhjetorit Qeverinë e ka përfaqësuar avokati Besnik Berisha, Lëvizjen Vetëvendosje, Blerim Sallahu, Kuvendin këshilltari i kryeparlamentares, Artan Murati si dhe ka pasur përfaqësues nga KQZ-ja e KGJK-ja.

Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti. Për partinë e Albin Kurtit, Vetëvendosjen, e cila ishte rrëzuar nga pushteti, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jovalide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

Për këtë arsye LVV-ja ishte drejtuar për interpretim në Kushtetuese. Cilido vendim i këtij organi mund të sjellë një situatë të re politike në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit