-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Komisioni i Venedikut i përgjigjet Kurtit rreth dekretit që Thaçi ia dha Avdullah Hotit

Rekomandime

Qeveria në detyrë e Kosovës ka bërë të ditur se sot Komisioni i Venedikut iu është përgjigjur Albin Kurtit në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e presidentit.

- Advertisement -

Në njoftimin që ka bërë qeveria në detyrë kanë bërë me dije se Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi i plote:

Sot, Komisioni i Venedikut i është përgjigjur Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit.

- Advertisement -

Kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venedikut pasi që u publikua Dekreti i Presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese.

Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar.

- Advertisement -

Ne njoftimin e zyres së Kurtit thuhet se e mirëpresim sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.Pas trajtimit nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit