-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Komiteti i Helsinkit: Finalja e dialogut duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia në kufijtë ekzistues

Rekomandime

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut thotë se finalja e dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli duhet të jetë një marrëveshje përmes së cilës Serbia e njeh Kosovën në kufijtë ekzistues.

- Advertisement -

Në një komunikatë për media ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për të rifilluar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë në kornizën origjinale për normalizim të plotë të raporteve dhe për njohjen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia në kufijtë ekzistues.

“Të gjitha përpjekjet që synojnë ndarjen duhet të refuzohen me vendosmëri.

BE-ja duhet gjithashtu të monitorojë implementimin e marrëveshjeve ekzistuese të arritura në Bruksel dhe gjithashtu të kushtëzojë mbështetjen për Serbinë dhe Kosovën bazuar në progresin që është bërë”, thuhet në qëndrimin e Komitetit të Helsinkit.

- Advertisement -

Sipas Komitetit të Helsinkit, ideja për ndarjen e Kosovës duhet të denoncohet si e papranueshme në çdo nivel dhe forum të Bashkimit Evropian dhe në nivelin e qeverive individuale evropiane.

Avancimi i një ideje të tillë nga Komiteti i Helsinkit shihet si kërcënim për stabilitetin, paqen në rajon.

- Advertisement -

“Do të ishte precedent i rrezikshëm për të gjithë Evropën”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, rikujtohet fakti se Serbia s’është dorëzuar asnjëherë sa i përket synimit për ndarje të Kosovës.

“Për një gjë të tillë ka mbështetjen e fortë të Rusisë. Pozicioni i Shteteve të Bashkuara nuk është i qartë. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkë në mënyrë kategorike kanë refuzuar çfarëdo ndryshimi të kufijve, përderisa një ide e tillë është kërcënim për integritetin e tyre territorial”, thuhet tutje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit